image PDK i reagon Osmanit për publikimin e shpenzimeve të Thaçit: S’po harxhon sepse je në gjumë dimëror

Politikë

PDK i reagon Osmanit për publikimin e shpenzimeve të Thaçit: S’po harxhon sepse je në gjumë dimëror

news image

Gjatë ditës së sotme këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani ka publikuar shpenzimet, me anë të së cilave ka thënë se ka shpenzuar më pak se të gjithë presidentët e saj.

Mirëpo, këshilltarit Bekim Kupina i kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Betim Gjoshi zyrtar i PDK-së, ka reaguar duke thënë se shpenzimet e vogla të Osmanit janë për faktin se ajo është në “gjumë dimëror”

 “PRESIDENTE, SË PARI NXJERR FATURAT E PËRMBUSHJEVE TË DETYRIMEVE KUSHTETUESE, TANI  FLASIM…! E paska bërë një “përpjekje” koti Presidentja Osmani, duke krahasuar shpenzimet  e saj me presidentet paraprak! Osmani paska prezantuar “faturat” e shpenzimeve, se ajo ”më së paku paska shpenzuar nga të gjithë paraardhësit e saj”.  Unë po ja sjellë në dijeni  taksapaguesve, se ”le të flejnë zbathur” se zonja Osmani jo vetëm që ka ulë shpenzimet, por ajo nese vazhdon me këtë “gjumë dimëror” kanë me zënë shumë pranvera duke shpenzuar pak para të buxhetit për punë zyrtare , sepse ajo nuk ka kryer asnjë obligim kushtetues! E si të shpenzohet buxheti pa dalë përjashta zyrës …?! E si të shpenzohen paratë për bileta pa vizita zyrtare jashtë vendit në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese?!”, ka shkruar Gjoshi. /GazetaSinjali/