image PDK godet keq AAK-në në Vushtrri, ia merr nënkryetarin dhe 5 nëndegë

Politikë

PDK godet keq AAK-në në Vushtrri, ia merr nënkryetarin dhe 5 nëndegë

news image

Prishja e koalicionit në nivel qendror mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po ndikon në çarjet mes këtyre subjekteve edhe në nivelin lokal. Sot, PDK i është hakmarrë partneres së koalicionit në Vushtrri, AAK-së, duke ia marrë disa nëndegë.

Mësitë të kësaj “pleqnie” kanë qenë ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, kryetar i degës së PDK-së në Vushtrri.

Ata janë parë në një fotografi të përbashkët me nënkryetarin e AAK-së, Rrahim Tahirin, i cili nga sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga AAK.

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Tahiri përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendimin për largim e ka marr për shkaqe objektive.

Ai ka njoftuar poashtu se edhe pesë nëndegë të AAK-së janë shkëputur prej kësaj AAK-së dhe kanë kaluar në PDK teksa ka paralajmëruar edhe largim të nëndegëve tjera.

Ja shkrimi i plotë i Rrahman Tahirit në Facebook:

https://www.facebook.com/rrahim.tahiri/posts/2468077026756277

Kujtojmë që në vitin 2017, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishin nënshkruar marrëveshje për koalicion në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Vushtrrisë.

Sinjali raportoi gjatë fundjavës, për përçarje e akuza mes PDK-ës e AAK-së edhe në komunën e Fushë Kosovës. /Sinjali/