image PDK gjatë ditës del me deklaratë zyrtare lidhur me mocionin e LDK-së

Kosovë

Politikë/ PDK gjatë ditës del me deklaratë zyrtare lidhur me mocionin e LDK-së

news image

Partia Demokratike e Kosovës nuk është deklaruar ende nëse do e përkrahë ose jo mocionin e mosbesimit të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta hedh për votim në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Për ta bërë të ditur këtë qëndrim, kjo parti pritet të dalë me deklaratë zyrtare.

Kështu tha për Gazetën Sinjali, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza. I pyetur se a ka informacione nëse lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka zhvilluar ndonjë takim me kryetarin e LDK-së, Hamza tha se nuk di gjë.

“Nuk e di se unë jam në Mitrovicë, këtu jetoj. Nuk kam informacione për këtë punë.”

“Unë pres që brenda ditës partia me dalë me deklaratë zyrtare”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së. /Gazeta Sinjali/