image PDK fiton katër komuna, shkon në balotazh në tetë të tjera - Sinjali

PDK fiton katër komuna, shkon në balotazh në tetë të tjera

news image

Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës për të parin e komunës dhe përfaqësuesit e Kuvendeve Komunale, shkruan Gazeta Sinjali.

Befasia e këtyre zgjedhjeve konsiderohet të jetë numri i madh i komunave që nuk kanë arritur ta përcaktojnë prijësin e tyre në raundin e parë.

Gjithsej, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, i cili pritet të mbahet pas një muaji.

Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, KQZ ka filluar numërimin e votave për të gjitha komunat.

Sipas rezultateve live në KQZ, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë katër komuna pa balotazh, ndërsa në tetë të tjera do të ketë edhe një përballje.

PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut (Bedri Hamza), Ferizaj (Agim Aliu), Skënderaj (Fadil Nura) dhe Han të Elezit (Mehmet Ballazhi).

Ndërsa në balotazh do të shkojë në Drenas (Ramiz Lladrovci), Kaçanik (Besim Ilazi), Shtime (Naim Ismajli), Vushtrri (Ferit Idrizi), Malishevë (Isni Kilaj), Prizren (Shaqir Totaj), Dragash (Shaban Shabani) dhe Klinë (Esat Raci).

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin