image PDK është duke e diskutuar ftesën e Kurtit

Kosovë

Politikë/ PDK është duke e diskutuar ftesën e Kurtit

news image

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për t’u mbledhur në një tryezë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media, tha se sapo të merret ndonjë vendim lidhur me këtë takim, do t’i publikojnë qëndrimet e tyre.

“PDK është duke e diskutuar këtë çështje. Natyrisht, ne ende nuk kemi qëndrim të qartë lidhur me takimin e nesërm, por sa po të kemi qëndrim do të dalim si organ i kryesisë lidhur me këto zhvillime”, tha ajo.

Ndryshe nga PDK-ja, LDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim./Gazeta Sinjali/