Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij e përkrahë idenë e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzkakonshme në vend.
“Është në dorën e deputetëve që të vendosin për ta kaluar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzkaonshme, edhe vetëm një jetë ta shpëtojmë ja vlen një vendim i tillë”, tha Veseli, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai pati një sërë kritikash për qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës, “kemi veprime pasive në luftimin e tij por jo edhe në parandalimin e koronavirusit”, tha më tej Veseli.
“Paaftësia e qeverisë mund ta përkeqësojë gjendjen për qytetarët tanë”, u shpreh ai.
“Por, ajo që na obligon të gjithë neve është veprimi ynë që sa më shpejt ta ndihmojmë vendin dhe vetvetën që ti kthehemi normalitetit…Meqenëse numri me Covid-19 po rritet, duhet të veprojmë sa nuk është bërë vonë…Për qytetarët, ekonominë dhe shtetin tonë”, tha ndër të tjera Veseli, në konferencën e thirrur për media. /Gazeta Sinjali/