Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, për shkak se do të shkojnë në Mitrovicë, në varrimin e babait të ish-kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit, raporton Gazeta Sinjali.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, tha se arsyeja se pse deputetët e kësaj partie po e lëshojnë sallën është pjesëmarrja në varrimit e Fazli Veselit – babait të Kadri Veselit.
“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, ku për shkak të varrimit të babait të ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar ta lëshojë sallën meqë do të jemi në varrim, në Mitrovicë”, është shprehur Deliu – Kodra./Gazeta Sinjali/