image PDK e akuzon Kurtin për marrëveshje të fshehtë me Beogradin

Kosovë

Konferenca/ PDK e akuzon Kurtin për marrëveshje të fshehtë me Beogradin

news image

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka denoncuar në një konferencë për medie marrëveshjen sekrete sipas tij, që Qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti ka bërë me qeverinë serbe të Aleksandar Vuçiqit.

Sipas PDK-së, me këtë marrëveshje të arritur me 20 mars, Gjoshi tha se Qeveria e Albin Kurtit ia ka dorëzuar Serbisë autoritetin shtetëror shëndetësor për një pjesë të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës.

Marrëveshja e fshehtë, sipas tyre, lejon futjen në Kosovë të rreth 100 mjekëve, infermierëve dhe ekipeve logjistike të komanduara nga Beogradi, përbën rikthim dhe fuqizim të strukturave paralele serbe në Kosovë.

Duke ia lënë autoriteteve serbe kontrollin shëndetësor mbi një pjesë të popullsisë dhe vendbanimeve serbe gjithandej Kosovës, pra në jug e veri, qendër e periferi, rrezikohet infektimi i të gjithë qytetarëve.

“Duke ia lënë autoriteteve serbe kontrollin shëndetësor mbi një pjesë të popullsisë dhe vendbanimeve serbe gjithandej Kosovës, pra në jug e veri, qendër e periferi, rrezikohet infektimi i të gjithë qytetarëve. Luftimi i pandemisë duhet të bëhet në gjithë territorin e Kosovës dhe ne sot, nuk e dimë a ka qytetarë të Kosovës të përkatësisë etnike serbe të infektuar, sepse qeveria Kurti, e ka dorëzuar këtë kontroll tek autoritetet e Beogradit”, ka thënë Gjoshi në konferencë./ Gazeta Sinjali/