Pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, Kuvendi do të mbajë sot në orën 18:00 seancë të jashtëzakonshme për lejimin e angazhimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse me Gardën Kombëtare të Iowës, shkruan Gazeta Sinjali.
Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se do të marrë pjesë në këtë seancë.
Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Bedri Hamza, tha për Gazetën Sinjali se PDK do të votojë për këtë memorandum.
“Po, do të marrë aq numri i deputetëve sa mundemi me qenë, se thirrja është shumë vonë. Mirëpo, do të bëhet thirrje që numri sa më i madh i deputetëve që kanë mundësi objektive me qenë prezentë në këtë seancë. Vota do të jetë për, sigurisht”, tha Hamza.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar sot edhe me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialedemokrate dhe Lëvizjen Vetëvendosje për t’i pyetur nëse do të marrin pjesë në këtë seancë.
Përveç LVV-së, që nuk ka kthyer përgjigje deri më tani, subjektet e tjera politike kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali pjesëmarrjen në këtë seancë./Gazeta Sinjali/