Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për rastin e shkarkimit të kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, transmeton Sinjali.
Ata konsiderojnë se presidentja Vjosa Osmani ka kryer shkelje kushtetuese kur e ka shkarkuar kryesuesen e KQZ-së.
“Shkarkimi i Valdete Dakës është kryekëput politik. Vendimi rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale.Valdete Daka është sulmuar në mënyrën më vulgare nga dy eksponentë të VV-së në KQZ. Këtë vendim ne do të dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe ftojmë edhe partitë tjera të na bashkëngjiten për të ruajtur kushtetutën e vendit”, ka thënë ajo.