image PDK: Afera me ambasadorin lidhet me majat e partisë në pushtet

Politikë

PDK: Afera me ambasadorin lidhet me majat e partisë në pushtet

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku kanë folur rreth skandalit financiar ku është përfshirë ambasadori Berishaj.

Në këtë konferencë folën Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili.

“Qeveria dhe presidenca s’janë as gjykatës a prokuror. Ata duhet të marrin veprime, shkarkimin e menjëhershëm të z.Berisha nga pozita si ambasador. Unë ju them me përgjegjësi që z.Berisha s’do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”, ka thënë Çitaku.

“Shkarkimi as që duhet të diskutohet. Pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo ne kemi disa pyetje: Si e ka marrë z.Berisha nënshtetësinë një ditë para se të bëhej ambasador, a kaluar në hallkat e sigurisë, a ka bërë verifikime nga AKI-ja dhe si është bërë ky verifikim”.

/GazetaSinjali/