image PDK abuzon me numrat telefonikë të qytetarëve

Kosovë

Fushatë/ PDK abuzon me numrat telefonikë të qytetarëve

news image

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur një formë abuzuese ndaj qytetarëve për qëllime fushate.

Drejtuesit e këtij subjekti politik po i keqpërdorin numrat e telefonave privatë të qytetarëve për t`ju dërguar sms-mesazhe pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre politike.

Përmes kësaj fushate agresive dhe të kundërligjshme, ata po u bëjnë presion qytetarëve, kohë e pa kohë, pa pëlqimin paraprak të tyre.

I tërë ky shqetësim ndaj tyre po ndodhë për nënshkrimin e një peticioni të inicuar nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli për siç thuhet luftimin e korrupsionit, dukuri kjo e cila ka lëshuar rrënjë në Kosovë pikërisht nën udhëheqjen e kësaj partie.

“Si akt vendosmërie për ta luftuar korrupsionin, ju ftojmë ta nënshkruani Paktin Kundër Korrupsionit. Nënshkruaje tash në këtë link”, thuhet në mesazhin telefonik dërguar qytetarëve përmes operatorit Vala.

Drejtuesit e PDK-së përveç, keqpërdorimit të numrave privat të qytetarëve po abuzojnë edhe me kompaninë publike Telekomin, duke e keqpërdorur asetin publik për interesa partiake.

PDK ka pasur barrën kryesore të qeverisjes në vend gjatë dy dekadave të fundit dhe është ndër partitë që ka pasur më së shumti afera korruptive dhe zyrtarë me aktakuza për keqpërdorime. /Gazeta Sinjali/