Partia Demokratike e Kosovës me kandidat Shaqir Totajn, ka fituar komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.
Totaj ka marrë 51,01 për qind të votave në përballjen me kryetarin aktual, Mytaher Haskuka.
E për këtë qytetarë të shumtë kanë dalë rrugëve të Prizrenit, duke festuar fitoren e Totajt.
Sipas pamjeve që ka siguruar Sinjali, shihen shume simpatizantë të PDK-së me tupana.