image Patrullimi me ndërrime 18 orëshe nga trupat britanike në kufirin Kosovë-Serbi, Serwer: Pse s’dënohet sjellja e Serbisë?

Politikë

Patrullimi me ndërrime 18 orëshe nga trupat britanike në kufirin Kosovë-Serbi, Serwer: Pse s’dënohet sjellja e Serbisë?

news image

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimit të Reuters se ushtarët britanikë po e ruajnë kufirin e Kosovës me ndërrime 18 orëshe.

Serwer e ka mirëpritur këtë, derisa ka shtuar pyetjen se pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit.

“Mirë të dëgjosh, nëse nuk jeni ushtarë. Por pse BE, Britania e Madhe dhe SHBA nuk po e ndëshkojnë sjelljen e 24 shtatorit që e bëri këtë të nevojshme?”, ka shkruar ai.

“Reuters” ka qëndruar në veri, derisa shkroi se NATO shtoi një mijë trupa në rajon, duke e rritur prezencën në katër mijë e 500 paqeruajtës nga 27 shtete.

Sipas këtij mediumi, ushtarët britanikë po mbajnë ndërrime 18 orëshe në kushte të motit të acartë, duke u siguruar që armë e grupe të armatosura mos të hynë në Kosovë.

“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila konsiston në kuptimin e modeleve të jetës, marrjen e inteligjencës për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas i kthehet KFOR-it (misioni i NATO-s) dhe më lart”, ka thënë lejtnant Joss Gaddie, nga Ushtria Britanike.

/GazetaSinjali/