image Serwer: Kosova dhe Serbia të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës për të arritur normalizim

Politikë

Serwer: Kosova dhe Serbia të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës për të arritur normalizim

news image

Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins dhe njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ditën e djeshme ka dhënë një intervistë për Gazetën Sinjali ku ka folur për shumë çështje, të cilat janë të lidhura me raportet mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Serwer gjatë kësaj interviste ka thënë se është bërë pak progres në drejtim të normalizimit të raporteve, teksa është shprehur se pengesa kryesore për këtë është rezistenca e Serbisë.

Tutje, ai ka dhënë disa këshilla për të promovuar paqen, stabilitetin dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova duhet të sigurojë komoditetin dhe besnikërinë e popullsisë së saj serbe, Serbia duhet të sigurojë komoditetin dhe besnikërinë e popullsisë së saj shqiptare dhe dy vendet duhet të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Kur bëjnë këto gjëra, paqja, stabiliteti dhe pajtimi do të jenë shumë më të lehtë sesa sot“, ka deklaruar Serwer për Sinjalin.

Kritika ka pasur edhe për bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët sipas tij, kanë ecur keq vitet e fundit.

Washington-i ka ecur keq vitet e fundit. Ishte një gabim serioz që t’i jepej prioritet Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjë që sipas meje mund të vijë vetëm me njohje“, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/