image "Pati gjakderdhje nga hunda", policia jep detaje për 20-vjeçaren që u detyrua të përdorë drogë në Gjakovë

Siguri

“Pati gjakderdhje nga hunda”, policia jep detaje për 20-vjeçaren që u detyrua të përdorë drogë në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali para pak minutash ka raportuar se mbrëmë, rreth orës 19:00, një i dyshuar mashkull e ka detyruar një vajzë në Gjakovë që të përdorë substanca narkotike.

Rastin për Gazetën Sinjali  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, i cili tha se pasi viktima është detyruar që të përdorë substancën e dyshuar narkotike, ajo ka pasur gjakderdhje nga hunda dhe aktualisht është hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës.

Ai po ashtu tha se deri më tani janë intervistuar dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë të rastit.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është e moshës 20-vjeçare, ndërsa dy personat e intervistuar janë të moshës 30 dhe 32-vjeçare.

Po ashtu, burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi, i cili dyshohet se e ka detyruar viktimën që të përdorë substanca narkotike gjendet ende në arrati dhe deri më tani nuk ka ndonjë informacion lidhur me identitetin e tij.

/Gazeta Sinjali/