image Pasuria e shefave të grupeve parlamentare, prin Tahiri i PDK-së

Politikë

Pasuria e shefave të grupeve parlamentare, prin Tahiri i PDK-së

news image

Në mesin e zyrtarëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre, janë edhe shefat e grupeve parlamentare, të cilët kanë treguar se sa dhe çfarë posedojnë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Kusari-Lila përplaset me Deliun në Kuvend | Paparaci

Kusari-Lila ka deklaruar të hyra vjetore, nga Kuvendi i Kosovës 22 mijë e 337 euro e 54 centë.

Përveç pagës si deputete, ajo ka deklaruar edhe të hyra nga Kuvendi i Kosovës për udhëtime zyrtare, që në total janë 823.50 euro dhe honorar 292 euro.

Kusari – Lila, ka deklaruar se posedon një banesë prej 200 metrash katror, e cila ka vlerën 180 mijë euro, si dhe ka një shtëpi të trashëguar në vlerë prej 65 mijë euro, e cila ka hapësirë 100 metra katror.

Ndërsa, te pasuria e luajtshme Kusari – Lila, ka deklaruar Makinë GLK Mercedes, e financuar përmes kredisë bankare në vlerë 8 mijë euro i bashkëshortit.

Përveç këtyre, Kusari – Lila posedon aksione në shoqëri komerciale MKL, me kapital 1 mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Kusari – Lila i ka deklaruar 4 mijë e 969 euro në Bankën Ekonomike, ndërsa në TEB i ka deklaruar 4 mijë euro. Në Bankën Ekonomike ka deklaruar se bashkëshorti i saj i ka 620 euro, ndërsa në Bankën Ekonomike, për njërin fëmijë i ka deklaruar 2 mijë e 199 si dhe 2 mijë e 199 për fëmijën tjetër.

Kusari – Lila ka deklaruar detyrime financiare në vlerë prej 484 euro për konsum në kredit kartelë, si dhe 18 mijë e 25 euro kredi për renovim të banesës.

Te të dhënat e tjera, Kusari – Lila ka treguar se bashkëshorti i saj, i ka tërhequr nga Trust-i pensional 10% në vlerën: 4012 euro në janar të vitit 2021.

Abelard Tahiri mban konferencë për media pas tensioneve në Kuvend - Gazeta  Express

Më i pasuri, në mesin e shefave të grupeve parlamentare, po del të jetë Abelard Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ka deklaruar shtëpi dhe toka në vlerë mbi 1 milion euro.

Tahiri ka shtëpi banimi bashkë me oborr, me sipërfaqe 1 mijë e 400 metra katrorë, e që vlerën e ka 393 mijë euro.

Përveç shtëpisë së banimit, Tahiri ka edhe shtëpi me lokale afariste 300m2 dhe hapësirë banimi 250m2 në vlerë 400 mijë euro, tokë bujqësore 52 ari në vlerë 288 mijë euro, si dhe një shtëpi malore, 130m2, e cila sipas tij, vlerësohet të jetë 95 mijë euro.

Arben Gashi: Grenell na tha që ta rrëzojmë Kurtin për 7 ditë

Ndërsa, kryetari i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një shtëpi banimi me sipërfaqe prej 350m2 dhe 2.5 ari truall, në pronësi të përbashkët, të cilën e ka vlerësuar me 150 mijë euro.

Gashi ka thënë se posedon një veturë, që e ka blerë nga kursimet në vitin 2011 dhe e njëjta sipas tij, vlenë 8 mijë euro.

Deputeti Gashi po ashtu ka deklaruar rreth parave të gatshme që ai posedon.

Në TEB Bank, Gashi ka 20 mijë e 5 euro të përbashkëta, ndërsa 4 mijë euro i ka deklaruar se janë kursime të tij.

Ai ka deklaruar se ka kredi në vlerë prej 30 mijë euro, të cilat deklarohet se i ka marrë për nevoja familjare, e që detyrohet të kryej deri më 2023.

Të hyrat vjetore të Gashit, janë paga nga Kuvendi i Kosovës në vlerë prej 24 mijë e 5 euro, mëditje nga Kuvendi i Kosovës 1 mijë e 834 euro dhe pagë nga Kolegji AAB në vlerë prej 205 euro.

Ndërsa, të hyrat vjetore të bashkëshortes së Gashit, e cila është e punësuar në Bankën Qendrore, arrijnë vlerën e 19 mijë e 918 euro.

Besnik Tahiri për anulimin e “Sunny Hill”: Dorëheqje për “Qeverinë Breshka”

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Tahiri ka deklaruar shtëpi banimi me sipërfaqe 210 m2 me vlerë 195 mijë euro dhe një banesë 67 m2 në vlerë 70 mijë euro, që të dyja në emër të tij.

Përveç shtëpisë dhe banesës, Tahiri ka deklaruar edhe veturat që posedon, ku Audi Q7 kap vlerën e 14 mijë eurove e cila është në emër të tij, si dhe një veturë e tipit Tiguan, në vlerë 7 mijë euro e cila është në emër të bashkëshortes.

Në “Raiffaisen Bank”, Tahiri ka detyrime financiare në vlerë prej 100 mijë eurove për blerje të shtëpisë. Ndërsa në ProCredit Bank bashkëshortja e tij, ka detyrime financiare në vlerë  17 mijë eurove për renovim të shtëpisë.

/GazetaSinjali/