image Pasi vdes konfirmohet me koronavirus 57-vjeçari nga Malisheva

Shëndetësi

Pasi vdes konfirmohet me koronavirus 57-vjeçari nga Malisheva

news image

Dje janë regjistruar tri raste të reja me koronavirus, ku njëri prej tyre është konfirmuar pas vdekjes.

Sipas komunës së Malishevës, personi që ka vdekur sot në orët e para mëngjesit, H.E. (1963) nga fshati Ngucat, pasi ka ndërruar jetë është konfirmuar, se ka qenë i prekur edhe me COVID-19.

Ky rast e shënon personin e katërt të vdekur në Komunën e Malishevës, të prekur edhe me koronavirus.

“Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 90 të prekur, 76 janë shëruar, 10 janë aktiv dhe 4 persona kanë vdekur. Shtabi Komunal Emergjent, përsëri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, për mbajtje të maskave, mbajtje të distancës, mos frekuentim të vendeve ku ka grumbuj të njerëzve dhe pastrim të shpeshtë të duarve, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/