image Pasi Salah u kaplua nga laserët, Egjipti bën ankesë te FIFA që ndeshja të rizhvillohet

Futboll

Pasi Salah u kaplua nga laserët, Egjipti bën ankesë te FIFA që ndeshja të rizhvillohet

news image

Kombëtarja e Egjiptit po kërkon që të riluhet kualifikimi i tyre vendimtar për Kupën e Botës kundër Senegalit, pasi ata shprehën zhgënjimin e tyre ndaj Mohamed Salah duke u ‘sulmuar’ dhe shënjestruar me laser nga tifozët e Senegalit, transmeton Sinjali Sport.

Senegali siguroi një vend në Botërorin “Katar 2022”, duke e eliminuar Egjiptin pas ekzekutimit të penalltive.

Momenti kyç i ndeshjes ishte sigurisht ekzekutimi i penalltisë së Salah, i cili teksa po bëhej gati të godiste topin, ai u kaplua nga laserë të ndryshëm që e hutuan egjiptianin, duke bërë që të humbiste penalltinë dhe t’i jepte ekipin kundërshtar kualifikimin më pas.

Egjipti ka mbetur me një shije të keqe nga mënyra se si ata humbën në Kupën e Botës dhe tani kanë bërë një ankesë në FIFA. Në mënyrë sensacionale, kjo përfshin edhe një kërkesë për të riluajtur ndeshjen.

Kreu i FA egjiptiane, Gamal Allam, tha: “Hani Abu Rida, Hassan Mustafa dhe zyrtarët egjiptianë në Federatën Afrikane dhe Ndërkombëtare duhet të ndërhyjnë për të mbështetur ekipin egjiptian. Unë jam rrugës për në Katar për të marrë pjesë në Kongresin e FIFA-s të enjten pasdite. Ne kërkuam të takoheshim me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe Patrice Motsepe, Presidentin e Konfederatës së Futbollit Afrikan. Ne kërkuam që ndeshja të përsëritej sepse ndeshja u zhvillua në një atmosferë të çuditshme dhe nëse do të kishim humbur në rrethana normale, do të kishim përgëzuar Senegalin. Ne do të prezantojmë atë që ka ndodhur në komisionin disiplinor në Federatë dhe presim një përgjigje. Ka shumë gjëra që kanë ndodhur me ne në ndeshje. Lojtarët tanë u sulmuan. Mohamed Salah kishte pjesën më të madhe të sulmit të tifozëve senegalezë ndaj tij, të cilët u përpoqën të frikësonin edhe lojtarët dhe ne kërkuam që bordi i drejtorëve të ishte në pankinën e ndeshjes, por ata refuzuan” u tha ndër të tjerash nga Federata Egjiptiane.

Ankesa e Egjiptit pretendonte gjithashtu se lojtarët, veçanërisht Salah, ishin abuzuar në mënyrë racore, teksa u hodhën objekte në drejtim të tyre gjatë ngrohjes dhe u sulmua autobusi i tyre.

FIFA zbuloi se do të shqyrtojë raportet e ndeshjeve përpara se të vendosë për hapat e ardhshëm.

“FIFA aktualisht është në proces të analizimit të raporteve zyrtare të ndeshjeve të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës FIFA midis Senegalit dhe Egjiptit”, thuhet në deklaratën e tyre. Informacioni përkatës i përfshirë në raportet e ndeshjeve do të vlerësohet nga organet kompetente disiplinore përpara se të vendoset për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren.’

Ndërkohë, rezultati do të thotë se Salah nuk do të jetë i pranishëm në Katar këtë dimër – dhe superylli nuk ka dhënë asnjë garanci se ai do të vazhdojë me Egjiptin në vitin 2024.

“Jam i nderuar që luajta me ju dhe jam shumë krenar që luaj me ju, pavarësisht nëse jam me ju apo jo në të ardhmen”, u tha ai bashkëlojtarëve në një klip në rrjetet sociale.

/GazetaSinjaliSport/