image Napoli pas Origit, dëshiron transferimin e tij

Futboll

Napoli pas Origit, dëshiron transferimin e tij

news image

Si duket Napoli është duke u interesuar seriozisht për talentin e Liverpool, Origi.

Tuttomercato” raporton se Napoli ka pasur kontakte të vazhdueshme me agjentin e lojtarit dhe tashmë është duke ushtruar presion për të mbyllur këtë transferim.

Tashmë ka pasur një interes në janar, por situata është ende në zhvillim, sepse profili është më se interesant dhe rroga, rreth 4.5 bruto në sezon, është e përballueshme sidomos kur vjen nga jashtë dhe me dekretin e rritjes.

Sulmuesit belg i skadon kontrata në 30 qershor 2022 dhe është e qartë që për të nuk ka më vend te “The Reds” pasi sulmuesit aktual janë të pazëvendësueshëm, me Salah-Mane-Diogo Jota-Luis Diaz.

/GazetaSinjaliSporti/