image Pasi përfundon 8 Marsi, pejani e rrahë gruan e djali e rrahë nënën në Fushë Kosovë

Kosovë

Raport/ Pasi përfundon 8 Marsi, pejani e rrahë gruan e djali e rrahë nënën në Fushë Kosovë

news image

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit kishin ushtruar dhunë fizike, njëri ndaj bashkëshortes e tjetri ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyja viktimat ishin sulmuar dje, një ditë pas 8 Marsit, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Policia ka njoftuar se një person ka sulmuar viktimën femër me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar në Pejë dhe pastaj kishte tentuar ta mbyllë me dhunë në depo.

I njëjti kishte kërcënuar edhe viktimën tjetër femër për shkak se e kishte njoftuar policinë.

Një tjetër rast i dhunës në familje është shënuar dje në Fushë Kosovë, ku djali e ka sulmuar nënën e tij dhe e ka kanosur me thikë. E njejta ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Policia ka njoftuar se të dy personat e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/