Një person, i dyshuar për posedim të narkotikëve në Suharekë, tentoi t’i ikë policisë por u kap në Ferizaj, ku më pas edhe sulmoi një zyrtar policor.
Policia e Kosovës njofton se gjatë arrestimit, i dyshuari sulmoi fizikisht njërin nga policët që po kryente punën e tij.
Zyrtari policor më pas është detyruar të marr tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/