Barcelona pritet ta mposht Chelsean për herë të dytë këtë merkato pasi është në prag të finalizimit të marrëveshjes me Jules Kounden.
Chelsea ishte skuadra e parë që kishte dorëzuar ofertat tek klubet përkatëse për dy futbollistët, megjithatë në qastet e fundit kishte hyrë klubi spanjoll duke i rrëmbyer këto marrëveshje.
Megjithatë, klubi spanjoll duket se do ta fitojë edhe betejën e tretë me Chelsean, pasi dëshiron nënshkrimin me Cesar Azpilicuetan, menjëherë pasi të kompletojë marrëveshjen me qendërmbrojtësin francez.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Barcelona i ka konfirmuar sërish César Azpilicuetas synimin e tyre për të negociuar sërish me Chelsean për ta nënshkruar me të.
Sipas Romanos, ende nuk ka marrëveshje të plotë mes klubeve, pasi Tuchel do të donte të mbante Azpilicuetan, por Barcelona do të jetë sërish në të, pas përfundimit të marrëveshjes me Koundé.