image Pasi ia shlyen këngën nga YouTube, reagon Capital T

Showbiz/ Pasi ia shlyen këngën nga YouTube, reagon Capital T

news image

YouTube ka fshirë sonte nga platforma e saj këngën më të re të Capital T, “Akull”, një këngë që për pak kohë kishte arritur miliona klikime

Por, kënga është shlyer për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, që si duket reperi kosovar nuk i kishte marrë nga producentët e këngës.

Besohet se kënga është marrë nga kolona zanore e filmit “Galliyan”, një film i prodhuar nga Bollywood.

“T’u prit mu kthy #AKULL n’youtube A po ju mungon? Besoj qe kthehet shpejt e deri atëherë e keni krejt n’telefona ose ne krejt platformat digjitale si Spotify, AppleMusic, Tidal, Deezer etj”, ka shkruar Capital./Gazeta Sinjali/