image Pasi i shënoi gol të bukur Realit, futbollisti spanjoll kërkon punë si gazetar

Futboll

Sport/ Pasi i shënoi gol të bukur Realit, futbollisti spanjoll kërkon punë si gazetar

news image

Futbollisti spanjoll, Alvaro Romero Morillo, mbrëmë i shënoi një gol të bukur Real Madridit në ndeshjen e Kupës së Mbretit.

Skuadra e Unionistas De Salamanca CF dje u përballë me Real Madridin, ku u mposht me rezultat 3-1.

Golin e vetëm për këtë skuadër e shënoi Morillo, i cili me një goditje precize me të majtën shënoi bukur në portën e Realit.

Pas ndeshjes ai në një prononcim për media, ka thënë se është gazetar dhe po kërkon punë.

“Jam gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që do punonjës, jam në dispozicion,” citohet të ketë thënë Romero./Gazeta Sinjali/