image Përjashtohet nga puna edukatorja që rrahu fëmijën një-vjeçar në kopshtin e Prishtinës

Reagim/ Përjashtohet nga puna edukatorja që rrahu fëmijën një-vjeçar në kopshtin e Prishtinës

news image

Kopshti i fëmijëve “Cambridge Kids” ka përjashtuar nga puna edukatoren Teuta Gashi, e cila goditi me shuplakë në fytyrë një fëmijë një-vjeçar që ishte nën përkujdesjen e saj.

“Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha incizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në çerdhen tonë”, thuhet në njoftimin e këtij kopshti në Facebook.

Tutje thuhet se menaxhmenti i kopshtit shpreh keqardhjen dhe indinjatën me të thellë me sjelljen e edukatores në fjalë.

“Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve. Andaj kërkojmë falje deri në përulje për një incident të tillë. Në ndërkohë që kërkojmë mirëkuptimin dhe besimin tuaj prindëror që të tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të pa precedent”, thuhet në njoftim.

Një 31-vjeçar në Prishtinë mbrëmë e ka denoncuar në Polici edukatoren e djalit të tij një-vjeçar, Teuta Gashin, e cila e ka goditur fëmijën me shuplakë në fytyrë.

Përmes një video të publikuar në Facebook, nëna e fëmijës u ka bërë thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në këtë kopsht./Gazeta Sinjali/