image Pasi e gjuajti me ujë, Musliu paralajmëron padi ndaj Pecit

Politikë

Pasi e gjuajti me ujë, Musliu paralajmëron padi ndaj Pecit

news image

Në mbledhjen e mbajtur sot në Komisionin për Mjedis, deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka pasur një përplasje me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Aq shumë eskaloi debati mes tyre sa erdhi deri në pikën kur Musliu hedh ujë në drejtim të ministrit Peci.

Lidhur për këtë ajo deklaron se nuk është penduar për veprimet që i bëri ndaj ministrit Peci.

“Nuk tërhiqem sepse e kam bërë me vetëdije të plotë, sepse ai ministër nuk e meriton të flasë në atë formë. Ministrat kur vijnë në Kuvend duhet të dinë detyruar dhe përgjegjësitë e veta. Ata e kanë obligim kushtetues dhe ligjit që të vijnë dhe të raportojnë në Komisionet Parlamentare”, tha Musliu.

Në momentin që ai fillon të fyej e të akuzojë që jam pjesë e krimit, unë kërkojë nga kryetarja që t’ia ndalë fjalën. Në momentin kur kryetarja nuk ja ndal fjalën është e drejtë e imja të reagojë në cilën do mënyrë të padhembshme që ta ndërpres shpifjen dhe akuzat që ai është duke bërë”, ka thënë ajo.
./GazetaSinjali/