image Pas dëshmisë në prokurori, Berisha: Mercenarët e Lulzim “Bravës” me të njëjtat armë si policia

Shqipëri

Pas dëshmisë në prokurori, Berisha: Mercenarët e Lulzim “Bravës” me të njëjtat armë si policia

news image

Sali Berisha foli pas dëshmisë së sotme të dhënë në prokurori për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ai u shpreh se Basha dhe Rama janë shkrirë në një dhe këtu akuzoi se të njëjtat armë të policisë zotëroheshin edhe nga persona që mbronin Lulzim Bashën.

Momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se çfarë ndodh në narkoshtet.

Një çështje që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që me të njëjtat armë të policisë përdornin edhe mercenarët e Bashës. Një pjesë e tyre është ndaluar. Problemi është se armët nga selia u nxorën nga Lulzim “Brava” me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të njerëzve të armatosur në seli, ka foto, por jo vetëm. Nuk ka asnjeri sot që vë në dyshim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrasës e trafikantë si roje të Bashës.”

/GazetaSinjali/