image Pasagjerja në anijen japoneze bëhet rusja e parë e infektuar nga koronavirusi

Botë

Bota/ Pasagjerja në anijen japoneze bëhet rusja e parë e infektuar nga koronavirusi

news image

Një grua ruse, e cila ndodhet në anijen japoneze “Diamond Princess”, është bërë personi i parë në Rusi që infektohet nga koronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar ambasada e Rusisë në Japoni.

Siç raportojnë mediat vendore, rusja është e infektuara e parë nga 24 shtetasit rusë që ndodhen në anije.

“Një qytetare e Rusisë është e infektuar me koronavirus. Kjo është konfirmuar pas kontrollit të pasagjerëve nga autoritetet japoneze. Gruaja ruse do të dërgohet së shpejti në spital për të marrë trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse.

Në dy raste të tjera të shënuara në Rusi ishin të përfshirë dy shtetas kinez. NJëri nga pacientët ndodhet në rajonin Zabaikalsky, që kufizohet me Kinën dhe tjetri në rajonin e Tyumen, në kufi me Kazakistanin.

Anija “Diamond Princess” e kishte nisur lundrimin e saj më 20 janar dhe ishte planifikuar që ta përfundonte atë më 4 shkurt.

Por për shkak se njëri nga pasagjerët në Hong Kong u konfirmua se ka koronavirus, autoritetet e vendosën anijen në karantinë, duke mos lejuar largimin e pasagjerëve që ndodheshin brenda saj./GazetaSinjali/