Një avion i kompanisë Delta që fluturonte nga Atlanta në Barcelonë, u detyrua të bënte ulje emergjente për shkak të një problemi shumë të pazakontë. Bëhet fjalë për një pasagjer fatkeq i cili kishte probleme me diarrenë.
Pasagjeri nuk kishte mundur të përmbahej dhe si pasojë kishte “jashtëqitje dhe një erë të keqe të padurueshme” në kabinë, tha një pasagjer për El Mundo.
Rreth dy orë pas ngritjes, piloti i Delta kontaktoi kontrollin e trafikut ajror në Atlanta dhe kërkoi leje për t’u kthyer në aeroport dhe për të ulur atje për shkak të një “çështjeje të rrezikut biologjik”.
Siç raportoi ai, një pasagjer kishte diarre në të gjithë fluturimit të avionit dhe për këtë arsye duhej të kthehej.
Sipas Flightradar24, pas uljes në Atlanta, pasagjerët dhe ekuipazhi u transferuan në një avion tjetër dhe fluturimi DL194 më në fund mbërriti në Barcelonë në orën 17:10 ditën tjetër, afërsisht 8 orë pas kohës së planifikuar të mbërritjes.
Video emerges from Delta flight that had to make emergency landing due to passenger’s diarrhea https://t.co/Qppgulm37O
— Breaking911 (@Breaking911) September 6, 2023
pic.twitter.com/uS0pjgSHLa