E premtja është shpallur ditë zie në Komunën e Vitisë, pas vrasjes së trefishtë dhe vetëvrasjes në Pozharan të Vitisë.
Sipas një njoftimi, Komuna ka bërë të ditur se nuk do të ketë aktivitete festive për rastin e ndërrimit të moteve në qendër të qytetit dhe me datën 01 janar kur do të bëhet varrimi i tyre të shpallet ditë zie.
Ky vendim erdhi pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Pozharan ku mbetën të vrarë katër anëtarë të një familjeje.
Njoftimi i plotë:
Dita e premte, shpallet ditë zie në komunën e Vitisë-sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit
Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera