image Tragjedia në Viti/ Këto janë viktimat e vrasjes së katërfishtë

Siguri

Tragjedia në Viti/ Këto janë viktimat e vrasjes së katërfishtë

news image

Katër persona kanë mbetur të vrarë sonte në fshatin Pozharan të Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se dyshohet se një mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra ka privuar nga jeta tre anëtarë të familjes, e më pas veten.

Gazeta Sinjali mëson se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.

Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka./Gazeta Sinjali/