image Pas vizitës së Kurtit dhe Vitisë në IKShPK, thuhet se të gjitha viktimat po raportohen

Shëndetësi

Pas vizitës së Kurtit dhe Vitisë në IKShPK, thuhet se të gjitha viktimat po raportohen

news image

Në konferencën për media që u mbajt nga Kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ky i fundit ka bërë të ditur mënyrën e raportimit të viktimave nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi që u pyet për raportimin e viktimave nga koronavirusi, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se nga fillimi i pandemisë kanë raportuar për 24 orë dhe raportimi bëhet për periudhën prej orës 00:00 deri më 11:59.

Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, ka shtuar ai.

Gjatë kësaj vizite në IKShPK, kryeministri Kurti dhe ministri i Shëndetësisë kanë vizituar edhe dhomat ku po ruhen vaksinat kundër COVID-19.

Kurti gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që pa humbur kohë të vaksinohen, duke thënë se ky virus është vdekjeprurës dhe vaksinimi e ulë rrezikun për 20 fish.

Erdhëm këtu që të ju falënderohemi për punën, përkushtimin dhe kontributin të gjithë të punësuarve të cilët kanë kaluar 500 ditë që në mënyrë të pandalshme të palodhshme kontribojnë në ballafaqimin me pandeminë COVID-19 e në veçanti tani në këto javë kur situata është rënduar për shkak të pasojave e të gjëra të variantit delta”, ka thënë Kurti. /GazetaSinjali/