image Pas vendimit të Kushtetueses, nga AKR thonë se janë pro formimit të Qeverisë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Pas vendimit të Kushtetueses, nga AKR thonë se janë pro formimit të Qeverisë

news image

Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i shpallur sot duhet të zbatohet nga të gjitha palët.

Ai ka thënë se AKR është për t’i dhënë zgjidhje formimit të një Qeverie të re.

“Vendimet e Kushtetuese nuk janë të komentueshme, ato kërkojnë zbatueshmëri nga të gjitha palët. Ky vendim duhet të pranohet nga të gjithë dhe të gjejë zbatueshmëri. Qëndrimin e Behgjet Pacollit dhe AKR-së e dini, ne jemi për t’i dhënë zgjidhje zgjedhjes së një Qeverie të re”, tha ai për KlanKosovën.

Gjykata Kushtestuese pak orë më parë shpalli vendimin me anë të të cilit legjitimohet dekreti i presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër./Gazeta Sinjali/