image Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ndryshon edhe himni i Britanisë

Evropë

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ndryshon edhe himni i Britanisë

news image

Britanikët e duan himnin e tyre kombëtar. Ata i këndojnë vargjet me krenari në lojërat ndërkombëtare të futbollit dhe gjithkund tjetër.

Megjithatë, tani që Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur dhe në fron ka ardhur Mbreti Charles III, ndër ndryshimet e mëdha që bëhen në ishull, është edhe himni.

Vargjet “Zot ruaje Mbretëreshën” janë vargjet rrëqethëse me të cilat ka filluar himni deri më tani. Por, pasi tani sundon një mbret, fjala “Mbretëreshë” kthehet në “Mbret”.

“Zot ruaje Mbretëreshën tonë të hirshme! / Rroftë Mbretëresha jonë fisnike / Zot ruaje Mbretëreshën!”, kanë qenë tre rreshtat e parë të himnit kombëtar britanik për 70 vitet e fundit.

Shumica e britanikëve nuk e dinë tekstin ndryshe, pasi ata i janë referuar Mbretëreshës Elizabeth II gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar.

Himni kombëtar përshtatet me gjininë e monarkut britanik, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Tani, do t’i kushtohet mbretit Charles III, që do të thotë se teksti do të ndryshojë në “Zot ruaje Mbretin!”

“Zot ruaje Mbretin tonë të hirshëm! / Rroftë Mbreti ynë fisnik / Zot ruaje Mbretin!”, do të jenë vargjet e himnit të Britanisë së Madhe.

/GazetaSinjali/