image Pas temperaturave tepër të larta, shiu dhe breshëri përfshijnë qytetin e Gjakovës

Kosovë

Pas temperaturave tepër të larta, shiu dhe breshëri përfshijnë qytetin e Gjakovës

news image

Pas një dite të ngrohtë dhe me diell, ku ishin vërtet temperatura të larta, në orët e pasdites kanë filluar reshjet të shiut të përcjella me breshër dhe stuhi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar video ku shihet se si breshëri ka mbuluar tokën.

Sipas Sinjalizuesve breshëri ka shkaktuar edhe dëme në vetura të ndryshme.

Njëkohësisht këta sinjalizues kanë bërë të ditur se është ndërprerë energjia elektrike në qytetin e Gjakovës.

Ndërkaq edhe kryeqyteti është errësuar dhe ka filluar që të fryjë erë.

Kosova u përball këto ditë me valën e të nxehtit afrikan, ndërsa sot u paralajmërua për stuhi dhe rrufe në disa qytete.

Temperaturat e nxehta prej disa ditësh në Kosovë, duket se ua kanë lënë vendin reshjeve të shiut dhe ditëve me vranësira. /Gazeta Sinjali/