image Pas sulmit në zemër, kjo është gjendja e kryeprokurorit Munishi

Shëndetësi

Pas sulmit në zemër, kjo është gjendja e kryeprokurorit Munishi

news image

Derisa të enjten e kaluar ishte duke punuar në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë, pak minuta para se të përfundonte orarin e punës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kujtim Munishi, ka pasur çrregullime shëndetësore të frymëmarrjes, raporton Gazeta Sinjali.

Pas kësaj është ftuar edhe ekipi mjekësor nga emergjenca, të cilët e kanë trajtuar pacientin i cili kishte pasur arrest kardiak.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kujtim Munishi, tregon për Gazetën Sinjali se të enjten e kaluar rreth orës 15.45 minuta derisa po punonte në zyre, papritmas ka pasur probleme shëndetësore me frymëmarrje e pastaj edhe arrest kardiak.

“Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka ardhur si rezultat i mungesës së ajrit apo oksigjenit në zyrën time në Pallatin e Drejtësisë, ku edhe pata arrest kardiak”, tha Munishi

Kryeprokurori tregon për Sinjalin, se me tu keqësuar gjendja është thirrur edhe emergjenca ku kanë konstatuar arrestin kardiak.

E pas një jave nga sulmi kardiak, Kujtim Munishi thotë se ndihet më mirë dita ditës pas përdorimit të barnave të rekomanduara nga mjeku.

Derisa në takimin  e 220-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, anëtarja, Jehona Grantolli, ka ngritur shqetësimin se stafi i prokurorisë çdo ditë po rrezikohet nga gjendja në Pallatin e Drejtësisë si pasojë e mungesës së ajrit.

/GazetaSinjali/