image Pas dorëheqjes së serbëve në Prokurorinë e Mitrovicë transferohen tre prokurorë

Drejtësi

Pas dorëheqjes së serbëve në Prokurorinë e Mitrovicë transferohen tre prokurorë

news image

Pas ofrimit të dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore me qëllim të mbështetjes, funksionimit normal dhe efikas të punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim për transferimin e jashtëzakonshëm të 3 prokurorëve nga prokuroritë tjera themelore për një periudhë të përkohshme.

Prokuroria e Shtetit njofotn se prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb.

Varësisht nga rrethanat, U.D. Kryeprokurori i Shtetit do të veproj menjëherë në përputhje më ligjin, situatën dhe nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, thuhet në njofitmin e Prokurorisë së Shtetit.

/GazetaSinjali/