image “Sulmi në zemër i Kryeprokurorit Munishi”– Nga e hëna s’punohet në Pallatin e Drejtësisë shkaku i mungesës së oksigjenit
[wp-story id="814678"]

Sociale

“Sulmi në zemër i Kryeprokurorit Munishi”– Nga e hëna s’punohet në Pallatin e Drejtësisë shkaku i mungesës së oksigjenit

news image

Në takimin  e 220-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, anëtarja, Jehona Grantolli, ka thënë se stafi i prokurorisë çdo ditë po rrezikohet nga gjendja në Pallatin e Drejtësisë, duke thënë se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi ka pësuar arrest kardiak, si pasojë e mungesës së ajrit.

Ajo ka përmendur edhe prokurorë dhe anëtarë tjerë të stafit që, sipas saj, po përballen çdo ditë me probleme shëndetësore si pasojë e kushteve të renda në Pallatin e Drejtësisë.

Garntolli, ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 220-të të mbajtur të premten që si pikë të diskutimit në rendin e ditës të vendoset për diskutim edhe  kjo gjendje.

Sipas anëtares Grantolli, një propozim i tillë është mirë të miratohet nga Këshilli pasi, sipas saj, gjendja në Pallatin e Drejtësisë është e rëndë.

Ajo tha se për shkak të gjendjes së ventilimit, personat që punojnë në këtë objekt janë duke rrezikuar shëndetin e tyre, raporton Betimi për Drejtësi.

“Siç e dini e kam dërguAR edhe një e-mali dje dhe kam propozu që me u diskutu çështja e Pallatit të Drejtësisë, kjo duke marrë rast që Kryeprokurori i shtetit ka pësu arrest kardiak dhe tani gjendet në pushim mjekësor, i cili i ka edhe raportet mjekësore”, tha anëtarja Grantolli.

Tutje, ajo ka shtuar se probleme shëndetësore kanë edhe një numër i madh i stafit, ku ka përmendur edhe prokurorin Fatmir Behrami dhe administratoren e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Feride Isufi për të cilën tha se ka pësuar një lloj sulmi.

“Një numër i madh janë duke pësuar në mungesë të oksigjenit”, u shpreh ajo, duke shtuar se gjendja është bërë e padurueshme dhe se nga dita e hënë nuk do të futen më në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Lidhur me këtë çështje, kryesuesi i Këshillit, Jetish Maloku tha se nuk mund të marrin asnjë vendim pasi kjo është kompetencë e dikujt tjetër.

“Jemi angazhu, kemi pas angazhim, ju e dini sakte kush është me detyre për ta kryer këtë çështje, po ne kurrfarë vendimi nuk mund të marrim”, u shpreh ai.

Edhe u.d Kryeprokurori i Shteti, Besim Kelmendi tha se mbështet çdo veprim të stafit të Pallatit të Drejtësisë lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij kjo gjendje është e rrezikshme për shëndetin e tyre.

“Jeta e prokurorëve dhe stafit është në rrezik, në kemi përditë staf dhe prokuror që merren nga emergjenca edhe shkojnë në spital dhe nuk jam për me rreziku jetën e askujt dhe unë ju kam thanë që e kanë mbështetjen time për çdo gjë që marrin”, tha Kelmendi.

Në fund Këshilli vendosi që propozimi i anëtares Grantolli të vendoset për diskutim.

Grantolli ka thënë se kjo është kërkesë gjithë stafit të Pallatit të Drejtësisë.

“Është kërkesë edhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë por edhe e prokurorëve të tjerë, stafi administrativ që duke filluar nga dita e hënë ne do të marrim masa drastike dhe nuk futemi më në objektin e Pallatit të Drejtësisë”, ka deklaruar ajo.

Grantolli ka thënë se po rrezikohet shëndeti derisa presin veprime urgjente institucionale për të zgjidhur këtë problem.

“Meqë nuk është dhënë zgjidhje deri me sot, është në pyetje shëndeti i jonë me të cilin ne përballemi çdo ditë, më nuk do të vazhdojmë procesin e punës por do t’i ndërprejmë më qëllim që ndoshta edhe akterët tjerë të cilët janë të angazhuar me këtë çështje të ndërmarrin veprime urgjente”, ka shtuar ajo.

/GazetaSinjali/