image Pas suksesit në Doha, Kuka: Krenar me ju

Sporte Luftarake

Pas suksesit në Doha, Kuka: Krenar me ju

news image

Xhudistët e Kosovës kanë arritur të fitojnë katër medalje në ‘World Judo Masters’, shkruan Sinjali Sport.

Në garën e mbajtur në Doha të Katarit, xhudistët e udhëhequr nga Driton Kuka fituan tri medalje të bronzta dhe një të artë, teksa fituan edhe një vend të shtatë.

Pas kësaj ka reaguar edhe trajneri pejan, i cili është shprehur krenar me arritjet.

Postimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):

“Kosova e madhe …Pesë garues – katër medalje e një vend i 7.Loriana u përkujdes për medaljen e radhês!Akili i shkelqyeshëm me plasman në 8 më të mirët!World Judo Masters – ajka e xhudos Botërore ma saktësisht,36 garuesit më të mirë sipas Ranglistës Botërore në çdo kategori!U jam mirënjohës për krejt kohën,mundin e sakrificën për ju!Krenar me ju!”.

Medaljen e artë e fitoi Distria Krasniqi, kurse me të bronzta u stolisen Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Ndërkaq, Akil Gjakova u rendit në mesin e tetë xhudistëve më të mirë. /Sinjali Sport/.