image Lipjani do të mbetet 7 orë pa ujë sot

Sociale

Lipjani do të mbetet 7 orë pa ujë sot

news image

Komuna e Lipjanit nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një komunikate për media.

Ujësjellësi ka njoftuar se arsyeja e kësaj ndërprerje është pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarëve, si dhe kyçja e gypit të ujit.

“Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 18:00, nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm. Arsyeja e kësaj ndërprerje është pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarëve, si dhe kyçja e gypit të ri të ujit, HDPE 100 D=400 PN 10 bar në rezervuar të qytetit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Gazeta Sinjali/