image Pas skandalit me Anglinë japin dorëheqje presidenti i federatës dhe trajneri

Futboll

Pas skandalit me Anglinë japin dorëheqje presidenti i federatës dhe trajneri

news image

Pas presidentit të Federatës Bullgare të Futbollit Borislav Mikhailov, i erdhi radha trajnerit të kombëtares së këtij vendi Krasimir Balakov që të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Gjithçka ndodhi pas ngjarjeve të shëmtuara që u panë gjatë sfidës së kualifikueseve të Euro 2020 mes Bullgarisë dhe Anglisë ne Sofje ku u dëgjuan kore raciste dhe u bënë përshëndetje naziste, një ngjarje që indinjoi të gjithë botën e futbollit.

Krasimir Balakov që e mori drejtimin e përfaqësueses në muajin maj deklaroi si e dha dorëheqjen e tij gjatë një takimi me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Bullgare të futbollit, një dorëheqje kjo që ishte e parevokueshme. Balakov theksoi se ngjarjet shëmtuara që ndodhën në përballjen me Anglinë ishin goditja e fundit dhe ato që e bënë atë të marrë përfundimisht vendimin për t’u larguar.

Balakov pas ndeshjes me Anglinë u bë protagonist i një deklaratë që i habiti të gjithë teksa tha se nuk kishte dëgjuar kore raciste dhe fajësoi tifozët anglezë, por 2 ditë më pas bëri prapakthehu në qëndrimin e tij duke u kërkuar falje futbollistëve angleze për atë çfarë ndodhi në fushën e lojës.

Ndërkaq, në aspektin sportiv, Bullgaria deri tani ka bërë një paraqitje të dobët në kualifikueset e Euro 2020 duke u renditur në vendin e fundit në grupin A me vetëm 3 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjeve me një bilanc prej 3 barazimesh dhe 4 humbjesh