Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, së fundi është përfolur shumë për lidhjen e saj të re, ku sot ka zbuluar një befasi të re rreth saj.
Përmes disa imazheve të publikuara në profilin e saj në Instagram ajo ka zbuluar se do të lansojë projektin muzikor të radhës.
Kënga do të titullohet “Hana” dhe do të publikohet të premtën me datën 18 shkurt.
Ajo gjithashtu ka rrëfyer se kjo këngë do të jetë këngë kushtuar dashurisë së saj.
Kujtojmë se kënga e fundit e publikua e saj është “Diell” e shkruar në shtëpinë e Big Brother VIP.