image Pas Shqipërisë një tjetër shtet i Ballkanit do të legalizojë kanabisin mjekësor

Rajon

Pas Shqipërisë një tjetër shtet i Ballkanit do të legalizojë kanabisin mjekësor

news image

Pas Shqipërisë, një tjetër shtet i Ballkanit mund të legalizojë kanabisin mjekësor.

Në mbështetje të nismës së socialdemokratëve, për legalizimin e kanabisit mjekësor është edhe partia Ura e kryeministrit Dritan Abazoviq dhe Partia Socialiste Popullore e cila është në të njëjtin koalicion.

Sipas mediave malazeze, socialdemokratët së shpejti do ta paraqesin projektligjin, ku përfshihet kryesisht vaji i kanabisit për t’u përdorur për qëllime mjekësore.

Nga ana tjetër deputetët e URA-s kanë dalë në mbështetje të kësaj nisme, duke theksuar se kjo bazohet tek studimet më të fundit shkencore, që vërtetojnë efektivitetin e kanabisit në sasi shumë të kufizuara për kurimin e disa sëmundjeve.

Por kundër këtij propozimi është partia boshnjake në qeveri, që fillimisht kërkon dialog të gjerë.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore. Ndërsa edhe Shqipëria po shqyrton këtë mundësi pas rezultateve të Këshillimit Kombëtar.

/GazetaSinjali/