image Pas shpërthimit të fuqishëm në Tetovë, reagon Osmani: Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit

Kosovë

Pas shpërthimit të fuqishëm në Tetovë, reagon Osmani: Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit

news image

Mbrëmë ka shpërthyer një bombolë gazi në një spital në Tetovë ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19 dhe si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën së paku 10 persona, kryesisht pacientë, por dhe stafi mjekësor.

Për këtë ka reaguar presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila ka ngushëlluar familjet, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi për viktimat nga zjarri në Spotalin Covid të Tetovës.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi.

Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të  lënduarve!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani. /Gazeta Sinjali/