image Pas shfaqjes me maskë oksigjeni, Fifi publikon fotografi në gjendje të mirë nga Turqia

Bota e Yjeve

Pas shfaqjes me maskë oksigjeni, Fifi publikon fotografi në gjendje të mirë nga Turqia

news image

Fifi ka alarmuar fansat e saj me videon e publikuar së fundmi, kështu duke nxitur shqetësim për ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Këngëtarja habiti të gjithë kur u shfaq me një maskë oksigjeni dhe zbuloi se nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

Fifi ishte e shtrirë gjersa kishte filmuar veten duke treguar gjendjen e saj teksa mbante maskën në fytyrë.

“Më duhet të më rikthehet zëri im! Më duhet të marr frymë!”, ishte mbishkrimi i videos.

Fifi nuk ka dhënë sqarime të tjera lidhur me këtë publikim që besohet të jetë një lloj “terapie” për kordat vokale të këngëtarëve.

Në ndërkohë, këngëtarja gjatë të martës ka vazhduar të publikojë fotografi të tjera në Instagram, ku shfaqet në gjendje të mirë.

Për më shumë, në lokacionin e njërit prej imazheve shkruan se ndodhet në Stamboll të Turqisë.

“Dasma turke”, është përshkrimi që këngëtarja i ka vënë kësaj fotografie. /Gazeta Sinjali/