image Pas Ronaldos edhe Zhegrova me stil të ri të flokëve

Futboll

Pas Ronaldos edhe Zhegrova me stil të ri të flokëve

news image

Për ndryshime në pamje siç duket është motivuar edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova.

Zhegrova së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram e ku shihet që ka ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe është shndërruar në biond, shkruan Gazeta Sinjali.

Stilin e flokëve para pak ditësh e ka ndryshuar edhe ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili u shfaq me një stil të ngjashëm që e kishte shumë vite më parë.

Edon Zhegrova aktualisht është pjesë e skuadrës zvicerane FC Basel, skuadër kjo në të cilën është në formë huazimi deri në muajin qershor të këtij viti, nga skuadra belge KRC Genk.

/Gazeta Sinjali/