Anxhela Peristeri është njëra ndër këngëtaret më të përfolura, ajo njihet për vokalin që ka, po ashtu edhe për bukurinë e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi këngëtarja pas një rikthimi të bujshëm nga “Eurovision”, lansoi këngën e saj më të re me titullin “Nuk më doje”.
“Kënga ime e re “Nuk me doje” është tani në YouTube”, shkroi interpretuesja e hitit “Karma”, derisa falënderoi edhe bashkëpunëtorët, teksti është shkruar nga Fifi, aranzhimi nga Andi Çuni dhe Sebastian production. /GazetaSinjali/