image Dafina Zeqiri realizon këngë me nënën e saj

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri realizon këngë me nënën e saj

news image

Dafina Zeqiri, është njëra ndër këngëtaret më me zë në estradën shqiptare, shkruan Gazeta Sinjali.

Dafina Zeqiri tash e sa kohë është në përgatitje të albumit të saj, por derisa të finalizohet, ajo po surprizon fansat me këngë të reja, kohë pas kohe.

Brenda një periudhe të shkurtër, ajo ka sjellë tri këngë të reja, të cilat u pritën shumë mirë në publik.

Me anë të një postimi në Instagram, Dafina shprehet e lumtur që ka arritur më në fund ta bëjë ëndrrën realitet, për të bërë këngë me nënën.

“Sa e lumtur jom qe e kom nje keng bashk me ty me ne fund!!! DafinëMoj”, shkruan ajo.

/Gazeta Sinjali/