Reshjet e fundit të cilat kanë rënë në vendin tonë kanë shkaktuar dëme në shumë pjesë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto reshje dëme kanë shkaktuar edhe në fshatin Skorobishtë të Prizrenit.
Nga pamjet e publikuara nga RTV BESA, shihet se një pjesë e rrugës e cila është e paasfaltuar është në gjendje të pakalueshme.
Madje, në rrugë ka ngecur edhe vetura, e cila është përfshirë nga lloçi si pasojë e gjendjes së tmerrshme të rrugës.